Aktorja e njohur Adriana Matoshi, e cila pas ndarjes nga futbollisti afrikan 19 vite më i ri Keith Groeneveld, ka zgjedhur të mbajë private jetën e saj personale.

Dhe në ditën e të dashuruarve ajo ka zgjedhur të bëjë një dedikim romantik. Për Shën Valentin, deputetja nga Kosova ka uruar veten e saj ndërsa e ka falënderuar për “dashurinë pa kushte” që i jep.

“Faleminderit që ke dashur pa kushte. Faleminderit që ke dhënë aq shumë dashuri për shoqërinë, për familjen, për ata që të rrethojnë. Ti je një burim i pashtershëm dashurie, dhe shpesh ke fjetur me zemrën e ngarkuar, duke dhënë më shumë sesa ke marrë. Por sot, dua t’iu kujtoj vetes që edhe ti e meriton dashurinë, për kujdesin dhe mirënjohjen”, shprehet Adriana Matoshi.

Ndër të tjera, deputetja i ka premtuar vetes se në këtë ditë do të ketë veten prioritet.
“Shumë herë ke qenë aty për të tjerët, duke mbajtur peshën e bisedave, duke i mbështetur ata që kishin nevojë për ty, duke ofruar ngushëllim dhe paqe. Ti ke qenë shtylla që të tjerët mund të mbështeteshin, dhe gjithmonë je kujdesur që dashuria të mbizotërojë. Në këtë ditë, do të kujdesem më shumë për veten, do të çmoj më shumë dhe do të vazhdoj të bëj atë që kam bërë gjithmonë: të dua pa kushte, siç kam dashur të tjerët”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:
E dashur Adrianë
Në këtë ditë të shenjtë të Shën Valentinit, kam vendosur të shkruaj një letër për ty, për t’i thënë vetes atë që shpesh harroj t’ja them. Për gjithë dashurinë që kam dhënë, për gjithë atë që kam ofruar, për çdo hap që kam bërë me zemrën time të hapur, sot dua të të them: Të lumtë.
Faleminderit që ke dashur pa kushte. Faleminderit që ke dhënë aq shumë dashuri për shoqërinë, për familjen, për ata që të rrethojnë. Ti je një burim i pashtershëm dashurie, dhe shpesh ke fjetur me zemrën e ngarkuar, duke dhënë më shumë sesa ke marrë. Por sot, dua t’iu kujtoj vetes që edhe ti e meriton dashurinë, për kujdesin dhe mirënjohjen.
Shumë herë ke qenë aty për të tjerët, duke mbajtur peshën e bisedave, duke i mbështetur ata që kishin nevojë për ty, duke ofruar ngushëllim dhe paqe. Ti ke qenë shtylla që të tjerët mund të mbështeteshin, dhe gjithmonë je kujdesur që dashuria të mbizotërojë.
Po, ndonjëherë është e vështirë të kujdesesh për veten në mes të gjithë kësaj, por sot dua të të them: Të dua, dhe të falënderoj që je kjo që je. Je më e fortë dhe më e bukur se çdo gjë që mund të imagjinoje, dhe çdo hap që ke bërë ka pasur rëndësi. Edhe kur nuk e ke parë vetën si duhej, unë e di që ke dhënë gjithçka nga vetja jote.
Nuk ka asgjë që mund të krahasohet me dashurinë që ke shpërndarë. Të dua për ndjeshmërinë në ke, për bujarinë që ke pasur dhe për forcën që ke treguar çdo ditë. Ti je e shkëlqyer, e bukur, dhe e merituar për gjithë dashurinë dhe mirëkuptimin që ke ofruar
Në këtë ditë, do të kujdesem më shumë për veten, do të çmoj më shumë dhe do të vazhdoj të bëj atë që kam bërë gjithmonë: të dua pa kushte, siç kam dashur të tjerët. E di që kjo është një dhuratë për veten time, një dhuratë që nuk duhet të harroj kurrë.
Te dua, gjithmonë.
Me dashuri të pafund. Adri

Ndërkaq kujtojmë se Adriana, nuk nguron asnjëherë të ndajë detaje nga jeta profesionale dhe personale me ndjekësit e saj.

Disa muaj muaj më parë ajo ka folur për lidhjen me futbollistin nga Afrika 19 vite më të ri, Keith Groeneveld, një romancë e cila bëri bujë në rrjet asaj kohe dhe u përfol shumë.
Aktorja ka rrëfyer se dashuria mes tyre ka qenë shumë e madhe megjithëse ajo e dinte se nuk do të zgjaste tër jetën.

“3 vite. Por asnjëherë nuk kam thënë që ka për të zgjatur tërë jetën. Nuk më ka zgjatur asnjëherë as lidhja ime me ish-bashkëshortin tim që kam 4 fëmijë. Unë e kam menduar se ka për të zgjatur tërë jetën, nuk ka zgjatur.”
Ndër të tjera Metoshi shtoi se “dashuritë e mëdha shkëputen diku” duke nënkuptuar se gjërat e bukura nuk zgjasin.

“Dashuritë e mëdha mendoj se shkëputen diku. Unë e kam përjetuar një dashuri të madhe që nuk jam pishman, sado që krejt bota shqiptare ka fol. Kam dashur të bashkoj botën,” tha ajo “por s’më lanë.”

Aktorja ndau gjatë intervistës edhe një nga periudhat e saj më të vështira të jetës, momenti kur është diagnostikuar me tumor në tru.
Ajo ka treguar se nuk i është frikësuar asnjëhërë asaj me të cilën zoti vendosi ta përballi por gjeti forcën ta përballojë të gjithën.
“Kur e ke besmin e plotë tek zoti, çdo gjë e merr më thjeshtë edhe më lehtë. Kam pasur gjithmonë besim tek ai. Dhe besoj se çdo gjë që është e shkruar në jetë për ty ti do e provosh dhe do e kalosh. Forca ime e vetme është zoti, për asnjë moment unë nuk jam frikësuar dhe jam pajtuar me çdo gjë që ai ka shkruar për mua’ u shpreh aktorja.




© Panoramaplus.al

