Angela White e njohur me emrin Blac Chyna ka konfirmuar lidhjen me kompozitorin dhe reperin Derrick Milano.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo teksa së fundmi ka postuar një foto në rrjetet sociale.
Modelja ka publikuar në Instagram një foto e përqafuar me Milanon, teksa krahas saj ka shkruar: “Testi më i vështirë në botë”, ndërsa reperi ka komentuar “E imja”.
Megjithatë nuk ka kaluar shumë kohë dhe fituesi i çmimit “Grammy” postoi në llogarinë e tij të instagram një foto së bashku me modelen, teksa ai e mbante atë në krahë.
“Ndihesh ndryshe kur gjen shoqen dhe të dashurën tënde në të njëjtën kohë. Të dua Angela”, ka shkruar reperi i “die4iT”.
© Panoramaplus.al



