23 Prill, 2025

Të divorcuar por pranë tij në momentin më të vështirë, rrëfehet Demi Moore për Bruce Wills: Arritëm të mbetemi një familje


Edhe pse Demi Moore dhe Bruce Willis u ndanë disa vite më parë, ata ende mbajnë një prani të qëndrueshme në jetën e njëri-tjetrit.

Ylli i Hollivudit, në një intervistë të fundit, ka folur ngrohtësisht për ish-bashkëshortin e saj, duke thënë se ata ia dolën të mbeten një familje pavarësisht vendimit për divorc. Edhe në luftën e tij me afazinë dhe demencën frontotemporale, me të cilën u diagnostikua në vitin 2021, Moore sigurohet që të jetë pranë tij. Dy aktorët ishin të martuar nga viti 1989 deri në vitin 2000 dhe së bashku kanë tre vajza, Rumer, Scout dhe Tallulah.

Në intervistën e saj për People, aktorja 62-vjeçare tha:

Ajo për të cilën jam më shumë mirënjohëse është se pavarësisht marrëdhënieve të jashtme, ne arritëm të mbetemi një familje. Themeli, që fëmijët tanë të jenë prioriteti ynë, nuk është lëkundur kurrë.”

Ylli gjithashtu rrëfeu se sot ajo i konsideron bekimet më të mëdha të jetës familjen e saj, duke përfshirë qenin e saj, fëmijët e saj dhe të gjithë njerëzit e besueshëm, të dashur që ka rreth saj .

“Ndihem vërtet shumë me fat,”- tha ajo.

Lidhur me miqësinë mes të dyve, Moore shpjegoi: “Shpresoj se është inkurajuese për të tjerët të shohin se ka një mënyrë tjetër për t’i bërë gjërat. Ka jetë pas divorcit”.

 

© Panoramaplus.al