Është zbuluar identiteti i vajzës brune misterioze në krah të Capital T. Të gjithë u bënë kureshtarë të dinin se kush ishte ajo, pasi këngëtari publikoi një foto në krah të saj me pamje nga Kulla Eifel.

Të gjithë menduam se Capital na prezantoi me të dashurën e saj dhe të gjithë ramë në grackën e tij.
Por në fakt bëhej fjalë për një këngë të re të këngëtarit dhe vajza është pjesë e videoklipit të tij të xhiruar në Paris.

Capital konfirmoi për Icon Style se vajza misterioze quhet Vika Gosh.
Kënga e re e tij quhet “Je T’aime” dhe do publikohet në orën 14:02. Mezi presim të shikojmë surprizën e këngëtarit në Ditën e Shën Valentin.


© Panoramaplus.al

