Prej më shumë se dy vitesh, Luana Vjollca është në një lidhje dashurie me menaxherin nga Kosova, Krenar Çoçajn.
Edhe pse çifti nuk ka pranuar kurrë të flasë për historinë e tyre, ata janë fotografuar shpesh bashkë, duke mos e mohuar dashurinë mes njëri-tjetrit.
Por disa ditë më parë qarkulloi një lajm ku thuhej se Luana dhe Krenari i kishin dhënë fund lidhjes, edhe pse ishte përfolur se ata këtë verë kishin planifikuar edhe të martoheshin.
Megjithatë çdo gjë mbetet aludim, sa kohë ata nuk flasin vetë.
Por mbrëmjen e djeshme çifti i ka dhënë fund fjalëve për ndarjen e tyre, duke treguar se kanë qenë së bashku duke darkuar.
Këtë e kanë pranuar përmes disa komenteve në një foto të postuar nga moderatorja.
Në diçiturën e fotos ku shihej duke ngrënë patate, Luana kishte shkruar: Hey, patate me mua?
“S’ ka mbetur më asnjë, mos fto njerëz kot”, i komenton Krenari.
“Llupsss”, ia kthen Luana duke i “vënë kapak” kësaj historie.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al

