Këngëtarja shumë e njohur Lana Del Rey ka ndarë së fundmi një foto nga dasma e saj me Jeremy Dufresne, gjashtë muaj pasi ata u martuan.

Në foton e publikuar nga vetë Lana në Instagram, ai e përqafon atë nga pas dhe e puth në faqe, ndërsa kjo e fundit mbyll sytë dhe buzëqesh. Të dy kanë veshur kapele marinari, tek Dufresne shkruhet “dhëndër”, ndërsa tek Lana Del Rey shkruhet “nusja”.
Lana, postimin e ka bërë me rastin e pjesëmarrjes së saj në festivalin Stagecoach që do të zhvillohet nga data 25 deri më 27 prill në Kaliforni.

Çifti u martua më 26 shtator 2024, në Des Allemands Swamp të Luizianës, ku punon Dufresne dhe ku u takuan për herë të parë.
Dufresne është baba i dy fëmijëve dhe punon si specialist i certifikuar i turneve me varkë në ujërat e aligatorëve në Des Allemands, Luiziana.
Dyshja u shfaqën së bashku në festivalin e Leeds në gusht, më vonë u panë duke bërë blerje në dyqanin Harrods të Londrës dhe më pas duke darkuar në një restorant. Ata u takuan për herë të parë në mars 2019 kur Lana Del Rey mori pjesë në një nga turnet e tij me varkë. Këngëtarja ishte në Luiziana në atë kohë për një koncert në festivalin BUKU Music + Art Project.
Edhe pse këngëtarja ka kaluar shumë mirë në turin e Dufresne, mes tyre nuk ka pasur asnjë shkëndijë romantike. Gjashtë muaj më vonë, ajo filloi të takohej me aktorin dhe oficerin e policisë Sean Larkin, por marrëdhënia e tyre përfundoi me fillimin e pandemisë COVID-19. Kjo u pasua nga një lidhje e shkurtër me këngëtarin Clayton Johnson, me të cilin ishte fejuar, përpara se të ndaheshin në vitin 2021. Që atëherë ajo ka pasur një lidhje të shkurtër me Jack Donohue dhe muzikantin Evan Winicker. Lana Del Rey u ribashkua me Dufresne në maj 2024.
© Panoramaplus.al
