Këngëtarja e famshme Eleni Foureira edhe pse është e zënë me koncerte të shumta, ku më i fundit ishte ai në Tiranë, nuk mund të lërë pas Greqinë e cila u prek nga një zjarr i fuqishëm që la shumë viktima dhe të plagosur.

E prekur nga kjo ngjarje, Eleni ka vendosur që të ardhurat e tre koncerteve të saj të fundit të shkojnë për bamirësi te viktimat e zjarrit vdekjeprurës.

Eleni e njoftoi këtë gjë nëpërmjet një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”. Këngëtarja ka falënderuar shqiptarët dhe kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për ndihmën ndaj Greqisë.

Ndërkohë kujtojmë se mbrëmjen e së mërkurës, Eleni performoi në sheshin “Skënderbej”, i cili ishte një ndër ata që i dha të ardhura për të ndihmuar të prekurit e zjarrit në Athinë.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
