23 Maj, 2025

Të akuzuar për kultivim kanabisi në Australi, reagon bashkëshortja e Elvis Pupës: Ja për çfarë bëhet fjalë


Influencerja Belina Pupa dhe bashkëshorti i saj Elvis Pupa, po përballen me akuza në Australi për kultivim të drogës.

Ata akuzohen se kanë kultivuar 43 bimë kanabisi në një pronë në Ascot Park gjatë periudhës 1 janar – 4 prill 2025. Belina u paraqit në Gjykatën e Magjistratës në Adelaide.

Avokatët e saj kërkuan që të ndryshohen kushtet e lirimit me kusht, për t’i mundësuar udhëtimet jashtë vendit për punë, duke thënë se ajo ka klientë në Shqipëri, SHBA dhe Australi. Por prokuroria kundërshtoi këtë kërkesë.

Në një reagim për “Dritare Tv” ajo ka sqaruar të vërtetën e akuzave për kultivim të kanabisit. Në deklaratën e bërë, Belina u shpreh se prona ku është gjetur droga është në emrin e saj por është dhënë më qera, të tjera detaje ajo nuk preferoi t’i ndante me publikun.

Bëhet fjalë për një pronë të dhënë me qira por që është me emrin tim. Gjyqi po mbahet për pasqyrimin e fakteve. Nuk mund të them asgjë më shumë, derisa çështja të mbyllet, për arsye hetimesh në radhë të parë por edhe për të qenë e qartë për të gjithë në fund, në radhë të dytë. Ju falënderoj që më pyetët përpara se të shpërndanit një lajm të përçudnuar,” ka thene ajo.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, aktori është shpallur në kërkim, pasi thuhet se është larguar nga Australia, ku ata jetojnë prej vitesh.

© Panoramaplus.al