Tayna ka marrë surprizën më të bukur të jetës ditën e djeshme dhe pikërisht në urën e Bosforit, në Turqi.

Ajo ka ndarë një video në llogarinë e saj në Instagram duke treguar mesazhin që ishte shkruar për të në ledin e vendosur në këtë urë.

“Sinonimi i femrave rebele! Guximi për ‘çmenduri’! Tayna”, ishte mesazhi i shkruar.

Reperja ka treguar se kjo është surpriza më e mirë që ka marrë ndonjëherë.
Pas gjithë kësaj nuk fshihet një mashkull misterioz, por në fakt është shoqja e ngushtë e këngëtares, Rina Malsori.

Në një postim në Instastory, Tayna ka shkruar: “Të dua shumë gjithë jetën! Surprizë më të mirë në jetë kurrë nuk kam marrë! Kaq!”

Një javë më parë, reperja ka publikuar edhe bashkëpunimin e saj më të fundit me artistin e famshëm, L’Algerino, të titulluar “Moona”.
Deri më tani, kënga ka arritur më shumë se 3.4 milionë klikime në YouTube.
© Panoramaplus.al
