12 Janar, 2021

Taylor Swift shënon momentin historik, thyen rekordin për albumin më të shitur për të 5-ën herë


Taylor Swift ka thyer edhe një tjetër rekord në karrierën e saj muzikore.

Për herë të pestë, Swift ka zënë vendin e parë për albumin më të shitur të vitit në SHBA, sipas Billboard.

Raportohet se albumi i saj hit “Folklor” i vitit 2020 ka shitur 1.276 milionë kopje që nga data e publimit të tij në 24 korrik deri në 31 dhjetor.

Katër albumet e saj të tjera që kanë bërë këtë arritje historike janë “Lover” i vitit 2019 që shiti 1.09 milion kopje, “Reputation” i vitit 2017, i cili shiti 1.9 milion kopje; albumi “1989” i vitit 2014, që shiti 3.66 milion dhe “Fearless” i vitit 2009, i cili shiti 3.22 milion kopje.

Albumi i saj i fundit “Evermore” që u publikua më 11 dhjetor, ka shitur 283.000 kopje, duke zënë vendin e 10-të të albumeve më të shitura të vitit 2020.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al