31 Mars, 2026

Taylor Swift në telashe ligjore, paditet për titullin e albumit të saj të ri! Kërkohet dëmshpërblim për shkelje të markës tregtare


Këngëtarja e njohur Taylor Swift është paditur për shkelje të të drejtave të markës tregtare, lidhur me titullin e albumit të saj më të fundit, “The Life of a Showgirl”.

taylor swift

Sipas The Hollywood Reporter, padia është ngritur në një gjykatë federale në Kaliforni nga autorja dhe prezantuesja televizive me bazë në Las Vegas, Maren Wade. Ajo pretendon se Swift ka shpërfillur qëllimisht markën e saj tregtare.

 Wade zotëron markën “Confessions of a Showgirl” (“Rrëfimet e një showgirl”), të cilën thotë se e përdor prej vitesh në faqen e saj të internetit, podkaste dhe performanca live.

Në padi, ajo akuzon Swift për shkelje të markës tregtare, konkurrencë të padrejtë dhe përdorim  të një titulli të ngjashëm. Wade i kërkon gjykatës të ndalojë përdorimin e titullit të albumit, si dhe të urdhërojë pagesën e dëmshpërblimit.

Padia përfshin gjithashtu edhe kompaninë UMG Recordings, për të cilën pretendohet se ka përdorur gjerësisht titullin në produkte, materiale promocionale dhe publikime komerciale që synojnë të njëjtën audiencë që Wade thotë se ka ndërtuar ndër vite.

Taylor swift

“Një artiste solo që ka kaluar 12 vite duke ndërtuar markën e saj nuk duhet ta shohë atë të zbehet vetëm sepse shfaqet dikush më i fuqishëm”, është shprehur avokati i saj.

Deri më tani, Taylor Swift nuk ka reaguar publikisht lidhur me këto akuza.

 Taylor Swift
taylor swift

Taylor Swift2

Taylor Swiftit

© Panoramaplus.al