13 Dhjetor, 2019

Taylor Swift nderohet me çmimin “Gruaja e dekadës”, mban fjalim për fuqizimin e grave


taylor-swifft

Taylor Swift është e para femër e nderuar nga Billboard me çmimin “Gruaja e Dekadës”.

Këngëtarja pranoi çiftin gjatë eventit Women in Music Event 2019 mbrëmjen e së enjtes. Eventi u mbajt në Hollywood Palladium në Los Angeles.

“Çfarë do të thotë të jesh gruaja e dekadës? Epo, do të thotë që kam parë shumë. Kur filloi kjo dekadë isha 20 vjeç dhe unë kisha hedhur në treg albumin tim debutues kur isha 16 vjeç dhe pastaj erdhi albumi Fearless. Pashë që ekzistonte një botë muzikore dhe përvoje përtej muzikës vendase për të cilën isha vërtet kurioze,”-tha Taylor gjatë fjalimit të saj.

Ndërsa më pas shtoi: “Në 10 vitet e fundit kam parë kur gratë në këtë industri janë kritikuar dhe matur me njëra-tjetrën, janë komentuar për trupat e tyre, lidhjet romantike, modën. Keni dëgjuar ndonjëherë të thuhet për artistët meshkuj se: Më pëlqejnë këngët e tij por nuk e di, ka diçka tek ai që nuk më pëlqen. Jo! Kjo është kritikë e rezervuar vetëm për ne.”

Padyshim që ky është një çmim i merituar për Taylor, pas shumë turneve të suksesshme dhe albumeve në krye të tabelave të klasifikimeve.

Fituesja e Grammy ishte vetëm 16-vjeçe, kur mori famë me albumin debutues me emrin e saj. Së fundmi mori një seri çmimesh si 23 Billboard Music Awards, 12 Country Music Association Awards dhe 10 Grammy.

taylor-swifft1

taylor-swifft2

© Panoramaplus.al