10 Mars, 2018

Taylor Swift iu sugjeron si të kaloni fundjavën (FOTO)


Çifti i famshëm i “Hollywood”-it ka zgjedhur Malibunë, Kaliforni, për të kaluar fundjavën, e mesa duket i ka pëlqyer së tepërmi.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Taylor Swift dhe të dashurin e saj, Joe Alwyn, të cilët janë fotografuar së bashku duke ushtruar sportin e tyre të preferuar.

Të veshur sport, çifti ka zgjedhur të marshojë nëpër Solstice Canyon, pavarësisht temperaturave të larta.

“Taylor dukej shumë, shumë afër Joe, duke u mbajtur në krahun e tij dhe duke shtrënguar duart. Ata dukeshin shumë të qetë me njëri-tjetrin dhe të relaksuar”, tha një burim tha “E!News”.

Ndërkohë çifti ka ecur për rreth 90 minuta, derisa mbërritën në majë të kodrës nga ku mund të shikonin oqeanin.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al