12 Tetor, 2018

“Tango e jetës sime”, Belen Rodriguez “çmend” fansat me fotot topless


Modelja e famshme Belen Rodriguez ka “çmendur” rrjetin me fotot e fundit të publikuara në profilin e saj në “Instagram”.

Ajo shfaqet topless në një dhomë me ndihmësit e saj, teksa hiret e saj i mbulon me parakrahun.

“Tango e jetës sime”, shkruan Belen Rodriguez bashkëngjitur me foton, që ka marrë mijë pëlqime dhe qindra komente.

“Gruaja më e bukur që kam parë në jetën time”, është njëri prej komenteve në foton e saj.

Ndërkohë kjo nuk është hera e parë që Belen di të provokojë përmes rrjeteve sociale. Në “Instagram”, modelja italo-argjentinase numëron plot 7.6 milionë ndjekës.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al