12 Tetor, 2023

“Taksirati im”- Megi Pojanit i ndodh e papritura në tapetin e kuq (Foto)


Moderatorja e “Përputhen” Megi Pojani ka shkëlqyer në tapetin e kuq të premierës së filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.

Ajo kishte veshur një fustan të kuq, i cili nxirrte në pah format e saj perfekte trupore.

Megjithëse të shumta ishin komentet pozitive nga fansat e saj të “zjarrtë”, Megit një gjë nuk i ka pëlqyer në paraqitjen e saj në tapetin e kuq.

Teksa ka postuar një video në InstaStory, ajo është shprehur që një çamçakëz i ka prishur të gjithë bukurinë në këtë eveniment.

“Çfarë të them unë, duhet të ftohem në 10 tapete të kuq që t’i kap stilin. Më duhet një skuadër si fillim, t’i kem në kufje dhe të më thonë se duhet të heq çamçakëzin, të mbaj trupin drejt dhe të mos hallakatem shumë. Jo se nuk rregullohet por taksirati im që më ndodhin të gjitha para kamerave. Dhe vërtet një minutë e mbajta, se e kapërceva pastaj, paska qënë minuti i lavdisë“,- ka shkruar moderatorja.

 

© Panoramaplus.al