20 Mars, 2021

Taksi fluturuese pa pilot dhe restorante ‘eko-kulla’, ja koncepti i ri i turizmit italian që të lë pa fjalë


Turistët në Itali së shpejti do kenë mundësinë të lëvizin me taksi fluturuese dhe të përjetojnë një përvojë luksoze të ngrënies në eko-kulla. Kështu, ata do të mund të shijojnë një vakt të mirë me pamje panoramike, shkruan “Daily Mail”.

restorantet eko-kulla (2)

Ky koncept i ri për turizmin, vjen si rezultat i një bashkëpunimi midis kompanisë së avionëve pa pilotë “Ehang Holdings” dhe arkitektëve nga “Giancarlo Zema Design Group” me bazë në Romë.

restorantet eko-kulla (7)

Secila prej kullave të quajtura ‘vertiporte’, do të lejojnë që taksitë e ajrit të ulen vertikalisht në tarracën e tyre, një ambient eko-miqësor i mundësuar nga energjia e gjelbër.

restorantet eko-kulla (1)

Pas konsumimit të një vakti të kushtueshëm dhe marrjes së pamjeve panoramike, makinat fluturuese do t’i çojnë vizitorët në një fluturim piktoresk deri në hotelet e tyre.

restorantet eko-kulla (1)

Sipas dizejnatorëve, dizajni unik i kullave ‘vertiport’ është frymëzuar nga Baobab, një pemë jetëgjatë e Afrikës dhe këto kulla do të ndërtohen nga një kombinim i drurit dhe çelikut të laminuar.

restorantet eko-kulla (2)

Brenda secilës kullë do të ketë një kafene, një dhomë pritjeje dhe një restorant panoramik. Ndërkohë tarraca e kulmit në majë të secilit vertiport, do të jetë e pajisur me panele diellore që nuk rrëshqasin, të afta të gjenerojnë më shumë se 300 kilovat energji çdo ditë.

restorantet eko-kulla (3)

Ndryshe nga helikopterët tradicionalë, ata me energji elektrike ‘EH216’ nuk kanë nevojë për një pilot. Sipas ekspertëve, kjo i bën ata edhe më të sigurt dhe më efikas. Ata shtuan se aktualisht po planifikohet të ndërtohen restorante të ngjashme në Evropën dhe Azinë Juglindore.

restorantet eko-kulla (6) restorantet eko-kulla (5) restorantet eko-kulla (4)

© Panoramaplus.al