Sipas një sondazhi të fundit rezulton se pjesa më e madhe e femrave në botë vihen në siklet kur janë me menstruacione dhe shpesh u vjen turp kur ua tregojnë të tjerëve këtë gjë. Në sondazh kanë marr pjesë 1500 femra dhe 500 meshkuj të cilët u përgjigjën pyetjeve në lidhje me menstruacionet. Të paktën 45% e femrave pranuan se kishin turp t’i tregonin dikujt tjetër se janë me perioda, 75% e tyre u shprehën se i fshihnin pecetat higjienike teksa shkonin për në tualet, dhe madje disa prej tyre kishin arritur deri aty sa anulonin plane të ndryshme vetëm që mos t’i tregonin askujt që janë me perioda.

Nga ana tjetër një pjesë e madhe meshkujsh u shprehën se nuk ishte e këndshme për ta nëse një kolege në punë u thotë se është me ‘’ato’’.
© Panoramaplus.al

