Ronela Hajati ka lajmëruar nëpërmjet postimeve në rrjetin social “Instagram”, ardhjen e një klipi të ri.
Këngëtarja e njohur i është kushtuar punës për të sjellë një projekt të kuruar deri në detaj dhe të arrirë.

Ajo ka publikuar ditën e sotme një fotografi, ku ajo shfaqet shumë seksi dhe tregon se projekti i ri do të vijë këtë mua.

Ka patur komente të shumta ku e urojnë, por dikush ka bërë një koment negativ: “Lutju dreqit për pak famë”, ndërkohë që i drejton edhe një emoji duke i ngritur gishtin e mesit.

Por sigurisht nuk mund të mungonte edhe përgjigja e Ronelës e cila ia kthen me ironi: “Po do bëj një sakrificë me gjak ditën e martë datë 13 dhe do të ta marr këtë gishtin tënd dhe do të ta fus…në hundë hahahaha”.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
