Ish-deputetja e LSI, Nora Malaj ka rrëfyer një nga momentet me të tmerrshme që ka përjetuar gjatë jetës së saj.
E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo tregoi përvojën e vështirë disa ditë pasi djali i saj, Dritani festoi 31-vjetorin e lindjes.
Ish-zv/ministrja e Arsimit tha se në muajt e parë të shtatzënisë u infektua me sëmundjen e rubeolës që shkaktonte dëmtime tek foshnja dhe iu rekomandua që të abortonte fëmijën.
Nora Malaj tregoi se edhe anëtarët e familjes së saj ishin të ndarë në mendime për sa i përket këtij vendimi, por ishte vetë ajo që i dha fund dilemës duke vendosur që të mos abortonte djalin kur ndjeu lëvizjet e tij të para në bark.
Rrëfimi i plotë:
Periudha ime e shtatzënisë ishte paksa ndryshe. Më kujtohet në ’89 kur ngela shtatzënë ishte një gëzim shumë, pasi bashkëshorti im është djali i vetëm dhe sigurisht që dëshironin një djalë. Në fund të muajit të dytë, në fillim të muaji të tretë më kapi rubeola, një sëmundje ngjitëse që në një mënyrë apo tjetër virusi i saj të krijon probleme në drejtim të fëmijës dhe zhvillimit të tij. Mjekët shokuan, ishte sëmundje e futur tek lista ku lejohej të abortohej sepse në atë kohë nuk lejohej se atë here nuk lejohej të abortoje dhe ishte me ligj dhe duhej patjetër të kaloje një kalvar të gjatë mundimesh.
Filloi dilema e madhe dhe e tmerrshme sigurisht unë nuk kisha këtë dije që kam sot dhe më kujtohet atëherë që ishte një situatë kur unë punoja në shtëpinë botuese dhe po merresha me redaktimin e disa vëllimeve që quhen Parimet e Mjekësisë së Përgjithshme. Natyrisht nuk kuptoja shumë nga mjekësia, por ajo më bëri që të hyja dhe të shikoja çfarë po ndodhte. Debati ishte shumë i madh në shtëpinë time, ne kemi dy mjekë, njëri daja e bashkëshortit tim. Në shtëpi u krijua një situatë e jashtëzakonshme, se çfarë do bënim. U ndamë si puna e partive, njëra palë thoshte ta dështojmë, tjetra thoshte ta mbajmë.
Të gjithë më shihnin mua, unë rreth 24 vjeçe dhe nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte, por mëmësia më thërriste shumë fort dhe më thoshte unë nuk do ta marr këtë hap.
Kur shkova për të bërë ekon, doktor Halim Kosova më thotë: Nora në të përgjithshmen nuk ka probleme dhe më duket se kemi tendencën për ta bërë dhe djalë, por unë nuk të marr dot përsipër. Do të provojmë deri në muajin e 6 dhe pastaj e shohim nëse kemi probleme atëherë do ta dështojmë. Tani imagjinoni për një moment veten se si ti do marrësh këtë akt që quhet në thonjëza të vrasësh dikë.
Në muajin e 4-të unë ndjej Dritanin duke lëvizur. Unë ditë mora vendim, thashë harrojeni që unë këtë fëmijë do ta heq. Këtu filloi kalvari i mundimeve të mia dhe të të gjithë pjesëtareve sepse njëri thotë do dalë kështu, tjetër thoshte do dalë ashtu. Nuk lashë libër pa lexuar dhe ishte një situatë tmerr i paparë. Po tmerri nuk mbaron këtu. Tmerri mbaronte dhe me përgatitjet se çfarë do ndodhte me bebin kur të dilte në jetë sepse ishte periudha më e keqe e të gjitha problematikave. Nuk dëgjova askënd dhe e mora vendimin. Kur ai mbushi 31 vjeç mu kujtua çdo moment, deri kur shkova në sallën e lindjes dhe erdhi në jetë.






