Shëndeti i Mbretit Charles III ka qenë në vëmendje që nga diagnostikimi i tij me kancer në fillim të vitit 2024.

Në paraqitjen e tij më të fundit, gjatë pritjes së Presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij në Kështjellën Windsor më 8 korrik, vëzhguesit mbretërorë vunë re një sy të djathtë të kuq që ngriti shqetësime të reja.

Pallati Buckingham reagoi menjëherë, duke sqaruar se Charles kishte një hemorragji subkonjunktivale, një enë gjaku e shpërthyer në syrin e tij. Sipas Klinikës Mayo, kjo gjendje, edhe pse duket alarmante, është e padëmshme dhe ngjason me mavijosjen në lëkurë, e cila mund të shkaktohet nga një kollë ose teshtimë.
Burime zyrtare theksuan se incidenti nuk ka lidhje me trajtimin e tij për kancer, të cilin Mbretit po e ndjek që nga janari 2024, pas një procedure për zmadhimin e prostatës. Pallati ka qenë transparent më parë lidhur me shëndetin e tij, si gjatë shtrimit në spital në mars 2025 për efektet anësore të trajtimit.
Ndërsa reagimet e publikut përzien shqetësimin me lehtësimin, ky rast është vlerësuar si më pak serioz në krahasim me shqetësimet e mëparshme shëndetësore të Mbretit, duke përfshirë dhe shtrimin e tij në spital apo thashethemet për planet e funeralit. Ky problem me syrin nuk është i ri, pasi edhe në vitin 2022 ai ishte parë me sy të skuqur, çka i ishte atribuaar alergjive ose thatësisë.
© Panoramaplus.al
