2 Dhjetor, 2017

Surprizuese/Shikoni çfarë bën ish shkolla e Dua Lipës në nder të këngëtares


Dua Lipa është një nga këngëtaret më të famshme me origjinë shqiptare e cila po shkëlqen duke prekur majën e playlist-ave anglo-saksone. Ajo është shndërruar në një yll të pop-it ndërkombëtar dhe në një model për të rinj, ndaj shkolla e saj fillore ‘‘Fitzjohn’’ në Hampstead ka marr vendimin që të vendos këngën e saj çdo mëngjes para fillimit të mësimit.

Po, po është e vërtetë, “New Rules” e këngëtares 22-vjeçare tani luhet çdo ditë në sesionin e përditshëm “Wake Up Shake Up”, që organizohet për fëmijët më të vegjël në mëngjes. Filozofia e sesionit është që përmes vallëzimit dhe këngës të aktivizohen nxënësit që të mbërrijnë në shkollë dhe në këtë mënyrë ata mund të jenë më të përqendruar gjatë mësimit.

© Panoramaplus.al