5 Dhjetor, 2017

Surprizon ‘’Grande Fratello’’ në Itali, bashkëshortja e Tottit puthje në buzë fituesit (Video)


Mbyllja e spektaklit “Grande Fratello VIP” në Itali ka qenë më shumë sesa spektakolare teksa në çastet e shpalljes së fituesit moderatorja Ilary Blasi, ka puthur në buzë finalistin. Daniele Bossari dhe Luca Onestini ishin dy finalistët.

Pasi i mbajti për një kohë të gjatë në suspancë, moderatorja iu hodh në krahë finalistit dhe e puthi për t’i dhënë kështu lajmin e fitores. Ai përveç faktit që u gëzua për çmimin e shijoi edhe puthjen pasi nuk po ndahej më nga moderatorja.Nuk e dimë se si ka reaguar Francesco Totti, bashkëshorti i Ilary-t në ato momente.

© Panoramaplus.al