Hilaria Baldwin dhe aktori Alec kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të gjashtë.
Më 1 mars, shkrimtarja publikoi një foto me të porsalindurin dhe pesë fëmijët e tjerë në Instagram dhe shkroi “7” duke e shoqëruar më nje emoji zemre të kuq.
Ky është fëmija i tyre i gjashtë së bashku, ndërsa Alec ka edhe një fëmijë tjetër.
Çifti nuk kishte njoftuar publikisht se ishin në pritje të një fëmije tjetër.
Lajmi vjen vetëm gjashtë muaj pasi Baldwin solli në jetë djalin Eduardo “Edu” Pao Lucas në Shtator 2020.
Nuk dihet nëse foshnja është adoptuar apo ka ardhur lindur përmes një nëne zëvendësuese.






