1 Mars, 2018

Surprizat emocionuese që çunat e “West Side Family” bën për Dr. Florin (VIDEO)


Janë bërë 4 vite që nga momenti kur Dr. Flori këngëtari i grupit “West Side Family” u nda nga jeta. Ditën e djeshme këngëtari do të festonte ditëlindjen e tij të 39.

Si familjarët edhe kolegët nuk e harrojnë kurrë Florin dhe sidomos në një moment të veçantë si ai i ditës kur ka lindur.


Ka qenë pikërisht Landi Hysi anëtari i grupit të WSF i cili na lajmëroi dje me një postim në “Instastorie” se do të kishte disa surpriza për miqtë dhe familjarët e Dr. Florit.

Ishin pikërisht disa video të hedhura në “YouTube” në kanalin e “West Side Family”, ku grupi performonte në periudhën e tyre të artë të muzikës.

“Urojmë të të pëlqejë dhurata Flor!”, ka shkruar Landi në postimin e tij në “Instastorie”. Videot janë të shkëputura nga performancat e “West Side Family” në Pallatin e Kongreseve.

Unik jo vetëm në paraqitjet në skenë, djemtë e WSF janë nga ata miq që nuk të harrojnë kurrë!

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al