Derbi i Milanos, Milan-Inter do të jetë kryefjala e kësaj jave në kampionatin italian. Milani vjen më në formë se Interi në këtë derbi, pas disa rezultateve pozitive të javëve të fundit dhe arritjes në finalen e Kupës, por në një derbi asnjëherë nuk i dihet.

Modelja e njohur italiane, Ines Trokia, ka dhënë versionin e saj për sa i përket këtij derbi. 23-vjecarja është një tifoze e Napolit, sepse është me orgjinë nga një qytezë aty afër, por sigurisht që edhe ajo është e interesuar për derbin e Madoninës.

Në emisionin italian “Tiki Taka”, modelja tha se Interi do të triumfojë ndaj Milanit edhe në këtë derbi, ashtu si në atë të fazës së parë, pavarësisht formën së mirë që po kalojnë kuqezinjtë.


