2 Tetor, 2018

Supermodelja Kate Moss nuk njihet në këto foto, 44-vjeçarja shfaqet me bikini


Muajt e fundit supermodelja Kate Moss vendosi që të ndryshonte stilin e jetesës, duke i dhënë fund konsumimit të pijeve alkoolike. Së fundmi ajo ka shijuar disa ditë pushime në Saint-Tropez, në jug të Francës.

Së bashku me të dashurin 31-vjeçar, Nikolai von Bismarck, 44-vjeçarja tregoi fizikun e saj e veshur me rroba banje, teksa pushonte në një jaht luksoz me miq dhe të afërm.

Mesa duket nga fotot e publikuara nga “Daily Mail”, stili i jetesës, mosha dhe mungesa e stërvitjes duket se kanë ndikuar në fizikun e Kate Moos, e cila nuk ruan më të njëjtat linja.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al