20 Dhjetor, 2025

Supermodelja Gisele Bundchen martohet me Joaquim Valente pas dy vitesh lidhjeje, çifti celebrohen në ceremoni në shtëpinë e tyre


Gisele Bundchen dhe Joaquim Valente janë martuar pas dy vitesh lidhje dhe ardhjes në jetë të fëmijës së tyre.

Gisele Bundchen dhe Joaquim Valente

Sipas një raporti nga Page Six, modelja e famshme dhe trajneri i jiu-jitsu u celebruan në një ceremoni private në shtëpinë e tyre në Surfside, Florida, në prani të një rrethi të vogël miqsh e familjarësh.

 Një burim tha për median se çifti u martua në fillim të këtij muaji: “Joaquim Valente është i emocionuar që ata më në fund u martuan, pasi tashmë kanë një fëmijë së bashku”.

Njohja e Gisele me Valenten filloi në vitin 2021, kur ajo vendosi të regjistronte djalin e saj, Benjamin, në akademinë e tij të arteve marciale në Miami.

Gisele Bundchen dhe Joaquim Valente1Pasi djali i saj u regjistrua, Bundchen filloi të merrte pjesë vetë në kurse vetëmbrojtëse, duke zbuluar interesin e saj për jiu-jitsu-s.

Miqësia e tyre u bë më intensive pas ndarjes së Bundchen nga Tom Brady në tetor 2022, pas 13 vitesh martesë.

Një muaj më vonë, të dy u panë në pushime familjare në Kosta Rika, duke nxitur thashetheme për një lidhje romantike dhe çifti konfirmoi lidhjen e tyre në shkurt 2024, kur u panë duke festuar Ditën e Shën Valentinit.

Në shkurt të vitit 2025, çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë.

© Panoramaplus.al