29 Prill, 2020

Supermodelja Gigi Hadid dhe Zayn Malik në pritje të fëmijës së parë? Zbulon gjininë e foshnjes në festën e 25 vjetorit


Në mediat e huaja rozë raportohet se supermodelja Gigi Hadid dhe i dashuri i saj Zayn Malik ajnë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Madje shkruhet se në 25 vjetorin e lindjes së saj Gigi zbuloi edhe gjininë e bebit.

Fansat vunë re mes dhuratave për supermodeljen një çantë rozë ku shkruhej: “Përshëndetje vogëlush/e.”

Menjëherë u nxitën thashethemet se modelja është në pritje të ëmbël megjithëse motra e saj Bella kishte mbuluar shkrimet me lule dielli.

Gjithashtu kishte dhurata me çanta blu, pasi dukej se të ftuarit po përpiqeshin të merrnin me mend gjininë e fëmijës.

Mendohet se edhe tema e festës së ditëlindjes kishte të bënte pikërisht me këtë, me zbulimin e gjinisë së bebit.

Gjithashtu në tullumbacet që Gigi mbante në duar u vunë re fjongo ngjyrë blu dhe rozë.

Raportohet se supermodelja është 5 muajshe shtatzënë dhe ky është fëmija i saj i parë me yllin 27-vjeçar të One Direction.

Ndërsa mendohet se gjinia e fëmijës është djalë pasi në një moment kur Gigi përqafon Zayn mban në dorë tullumbacin me fjongo blu.

/Panoramaplus.al

 

© Panoramaplus.al