18 Dhjetor, 2020

Supermodelja e “Victoria’s Secret” zbulon se është shtatzënë për herë të tretë me këto foto nudo


Modelja e “Victoria’s Secret”, Karolina Kurkova, ka zbuluar se është shtatzënë për herë të tretë me bashkëshortin, Archie Drury.

karolina kurkova (5)

36-vjeçarja ka gjetur një mënyrë të veçantë për të dhënë lajmin e bukur të pritjes së ëmbël, duke ndarë në rrjete sociale një foto nudo të sajën ku tregon barkun e rrumbullakosur, raporton “Daily Mail”.

karolina kurkova (7)

“Jemi të lumtur që të njoftojmë ardhjen e një foshnje të re në familjen tonë. Ne nuk mund të ishim më të lumtur për këtë moment të veçantë’”,- shkroi Karolina në llogarinë e saj në Instagram.

karolina kurkova (4)

Për revistën “Glamour”, modelja ka treguar se kjo shtatzëni ishte një befasi e vërtetë.

karolina kurkova (3)

Fillimisht, Kurkova ishte trembur për faktin që do të sillte në jetë një tjetër fëmijë në kohë të vështira në të cilat jetojmë. Por, entuziasmi e kishte kapluar shpejt dhe tashmë mezi po pret të mbajë në duar foshnjën e saj.

karolina kurkova (2)

Modelja gjithashtu rrëfeu se gjatë shtatzënive të tjera, nuk i kishte pëlqyer barkun i saj i rrumullakosur. Por, kësaj here asaj po i dukej vetja më hijshme se kurrë shtatzënë, ndaj kishte vendosur të pozonte nudo.

karolina kurkova (8)

Supermodelja është ënnë e dy djemve, Tobin Jack, 11 vjeç, si dhe Noah Lee, 5 vjeç.

karolina kurkova (6) karolina kurkova (1)

© Panoramaplus.al