Lais Ribeiro, supermodelja e “Victoria’s Secret” ka shkelur në të gjitha pasarelat e markave kryesore në botë.

Së fundmi, 30-vjeçarja vendosi të publikonte në llogarinë e saj në Instagram disa foto, ku shihet duke pozuar topless, sipas “Daily Mail”.

Bukuroshja brune u shfaq para kamerës vetëm me një kapele të madhe në kokë.

Lais u kujdes që pjesët intime t’i mbulonte me anë të flokëve të gjatë, që arrinin deri tek beli.

Modelja mbante edhe një zinxhir të hollë rreth belit, duke shtuar kështu sensualitetin.

Ajo kishte bërë edhe make up profesional, nga i cili në sy binin menjëherë buzët e plota.

Modelja ka punuar me shtëpi të famshme të modës, si: “Channel”, “Gucci”, “Dolce & Gabbana”, “ Versace” dhe “Dior”.

Gjithashtu, ajo është fejuar me yllin e “NBA”, Joakim Noah, i cili është 35 vjeç.


