16 Mars, 2021

Supermodelja e “Victoria’s Secret” bëhet nënë për herë të parë! Ja fotoja e të porsalindurit


Modelja e njohur, Karlie Kloss dhe biznesmeni Joshua Kushner, kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë!

karlie kloss (5)

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Joshua nëpërmjet një fotoje të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, ku shihej i porsalinduri, shkruan “Page Six”.

karlie kloss (2)

Mirësevjen në botë!”, shkroi 35-vjeçari krahas postimit.

karlie kloss (9)

Çifti janë bërë prindër të një djali dhe kjo u zbulua tek komentet që morën në postimin për të voglin.

karlie kloss (7)

Ish-modelja e “Victoria’s Secret”, 28 vjeç, zbuloi se ishte shtatzënë për herë të parë në nëntor të viti 2020, nëpërmjet një fotoje të publikuar në rrjete sociale.

karlie kloss (6)

Karlie tregoi barkun e rrumbullakosur dhe postimin e shoqëroi me emoji-n e një zemre të verdhë.

karlie kloss (9)

Dy ditë më vonë, Joshua ndau një foto të partneres së tij e veshur me bikini, duke treguar edhe një herë barkun e saj.

karlie kloss (1)

© Panoramaplus.al