10 Mars, 2026

Sulmoi me armë zjarri rezidencën luksoze të Rihanna në Beverly Hills, zbulohen video tronditëse të 30-vjeçares kushtuar artistes: Kur të vdesësh, Zoti do të më udhëheqë drejt…


Pasi shtëpia e superyllit të muzikës pop, Rihanna, në Beverly Hills u sulmua me armë zjarri, është zbuluar edhe indentiteti i të dyshuarës 30-vjeçares, e cila akuzohet për tentativë vrasjeje.

Sipas autoriteteve, e dyshuara Ivanna Lisette Ortiz hapi qëlloi me armë zjarri ndaj rezidencës së artistes të dielën, më 8 mars. Plumba të shumtë goditën portën kryesore të pronës, e cila vlerësohet rreth 14 milionë dollarë.

Hetimet tregojnë se sulmi mund të jetë paraprirë nga një sërë postimesh shqetësuese që Ortiz kishte publikuar në rrjetet sociale javët e fundit. Në një kanal të saj në YouTube, ku publikonte video me titull “Ditari i një gruaje që lutet”, ajo i drejtohej drejtpërdrejt këngëtares me deklarata të paqarta dhe agresive, duke e akuzuar dhe duke shfaqur një lloj obsesioni ndaj saj.

Në një prej videove ajo thoshte: “Rihanna, kur të vdesësh, Zoti do të më udhëheqë drejt të ardhmes sime”, ndërsa në të njëjtin material përdorte edhe fraza të tjera të fragmentuara dhe fyese ndaj artistes.

Postime të tjera janë identifikuar edhe në Facebook. Në një status të publikuar më 24 shkurt, Ortiz i shkruante këngëtares: “Rihanna, je aty? Pse prisja të më flisje drejtpërdrejt, në vend që të lëvizje fshehurazi dhe të flisje për mua aty ku unë nuk jam”. Në një tjetër postim, ajo publikoi një foto të reperit Drake, duke bërë një pretendim të rremë dhe ofendues për këngëtaren.

Sipas dëshmitarëve, të shtënat u kryen nga një “Tesla” e bardhë, e cila u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes pasi rreth dhjetë plumba u qëlluan drejt portës së rezidencës.

Policia u mobilizua menjëherë dhe automjeti u lokalizua nga një helikopter policie në parkingun e një qendre tregtare. Ortiz u arrestua rreth 30 minuta pas telefonatës së parë për emergjencë.

Këngëtarja, e cila është nënë e tre fëmijëve dhe partnere e reperit ASAP Rocky, ndodhej në shtëpi në momentin e incidentit, por fatmirësisht nuk u lëndua. Ende nuk është konfirmuar nëse anëtarë të tjerë të familjes ishin në pronë në atë kohë.

Autoritetet konfirmuan se gjatë kontrollit të automjetit u gjet një armë zjarri dhe shtatë gëzhoja. 35-vjeçarja, me origjinë nga Orlando, Florida, ndodhet aktualisht në paraburgim me një garanci të vendosur rreth 10.2 milionë dollarë.

© Panoramaplus.al