Sulmi ndaj News 24 – alarm kombëtar për lirinë e shprehjes dhe demokracinë në Shqipëri.

Thirrja e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD): Censura është arma e pushteteve të korruptuara – fjala e lirë nuk negociohet.
Në çdo shoqëri demokratike, media e lirë është garancia themelore e llogaridhënies, mbrojtja e publikut nga abuzimi dhe korrupsioni. Në sisteme ku liria e shtypit sulmohet, kufijtë midis demokracisë dhe autokracisë zhduken. Sot Shqipëria po rrezikon seriozisht të kalojë në këtë vijë të errët.
© Panoramaplus.al
