15 Shtator, 2018

Sulltanesha Hyrrem është fanse e reperit shqiptar, e vërtetoi me këtë video


Padyshim që kënga me titull “Toto” e reperit Noizy në bashkëpunim me Raf Camorra ishte një ndër hitet e kësaj vere. Kënga numëron plot 34 milionë klikime në kanalin e “Youtube”-t.

Kënga nuk dëgjohet vetëm në Shqipëri, pasi ajo ka kapërcyer edhe kufijtë. Madje duket se është edhe kënga e preferuar e aktores së famshme turke, Meryem Muzerli, e cila në vendin tonë u bë e famshme me rolin e saj te “Sulltani i Madhërishëm”.

Në “Instastory”, aktorja turke ka postuar një video ku shfaqet së bashku me vajzën e saj të vogël duke kërcyer dhe në sfond është pikërisht kënda e Noizy-t, “Toto”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al