Modelja dhe influencerja e njohur, 22-vjeçarja Skylar Mae ka rrëfyer eksperiencën e saj me të ashtuquajturit “sugar daddy”, duke treguar se në moshën 20-vjeçare fitonte shuma të mëdha parash vetëm për të kaluar kohë me burra shumë më të mëdhenj në moshë.
Ajo tregoi se kishte njohur disa biznesmenë dhe milionerë mbi 60 vjeç, të cilët i paguanin shuma të konsiderueshme për shoqëri dhe dalje luksoze.
“Kam marrë deri në 20 mijë dollarë vetëm për të shkuar në darkë apo për të kaluar fundjavën me ta”, është shprehur modelja Skylar Mae, duke shtuar se në shumë raste nuk kishte asnjë marrëdhënie intime, por gjithçka lidhej me prezencën dhe shoqërinë që ajo ofronte.
Sipas saj, jeta luksoze, udhëtimet dhe dhuratat e shtrenjta u kthyen në pjesë të përditshmërisë për disa vite. Ajo pranoi se shumë vajza të reja joshen nga ky stil jetese, pasi fitimet janë të menjëhershme dhe shumë të larta.
“Disa më paguanin vetëm që të isha pranë tyre në evente apo festa private”, tha ajo më tej.
Rrëfimi i modeles ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë përdorues janë habitur nga shumat e mëdha që ajo pretendon se merrte nga këto marrëdhënie.
© Panoramaplus.al


