5 Prill, 2019

Studimi, një në pesë vdekje në botë shkaktohet nga dietat e këqija


Ushqyerja në mënyrë të shëndetshme ka një rol thelbësorë në shëndetin tonë. Sipas ekspertëve, një në pesë vdekje në nivel global, lidhen me dietat e këqija.

Konsumimi i tepërt i sheqerit, kripës dhe mishit, sipas tyre vret me miliona njerëz çdo vit.

Studimi i fundit i ekspertëve ndërkombëtarë, i publikuar në revistën mjekësore The Lancet, tregon se pothuajse në të 195 vendet e anketuara, njerëzit hanë shumë nga llojet e gabuara të ushqimit dhe konsumojnë nivele të ulëta të prodhimeve më të shëndetshme.

Sipas studimit, dietat më të rrezikshme janë ato që përmbajnë shumë kripë, pak drithëra dhe pak fruta.

© Panoramaplus.al