Jo më larg se muajin e kaluar reperi i njohur, Stresi u ndalua nga policia dhe u prangos. Lajmi bëri bujë në të gjitha mediat, nga akuzat që u ngritën ndaj tij për trafik të lëndëve narkotike.

Por Stresi i mohoi akuzat duke thënë se ishte përdorues e jo trafikant, ndërkohë policia e arrestoi atë në një nga baret e Tiranës, ku iu gjet lënda narkotike.
Edhe pse u la i lirë pas tre ditësh qëndrimi në qeli, duket se reperi nuk ka zënë mend, ai vijon të postojë video në “Instastory”, teksa duket se është në përgatitje të lëndës narkotike, e më pas për ta konsumuar atë.
Kjo nuk është hera e parë që Stresi e bën këtë veprim, sapo u la i lirë, ai publikoi një video teksa po tymoste, në asnjë moment ai nuk e ka mohuar se është përdorues i tyre dhe shpesh herë është shprehur se i pëlqen të tymosë me miqtë e tij.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
