10 Qershor, 2018

Stresi e kalon vapën duke tymosur mall e ngrënë akullore (Foto)


Reperi i njohur shqiptar, Stresi është nga ato persona që nuk iu ndahet problemeve me policinë dhe gjithmonë përflitet për këtë fakt. Kur kanë kaluar vetëm disa muaj nga hera e fundit që u arrestua për faktin se u kap me lëndë narkotike në një bar, Stresi është rishfaqur duke tymosur përsëri, por këtë herë në makinë.

Ka qenë vetë reperi që ka ndarë disa imazhe të tij në “Instastory”, ku duket duke tymosur mall.

Mesa duket Stresi nuk e ka më problem në qoftë se kapet nga policia duke tymosur, vetë reperi e ka thënë publikisht se është përdorues i lëndëve narkotike dhe ky fakt e shpëtoi atë nga burgu.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al