1 Maj, 2018

Stresi dhe Fifi kanë qenë të lidhur? Ja çfarë thotë reperi


I cilësuar si “djali i keq”, reperi i njohur Stresi përfshihet shpesh në probleme me policinë dhe kështu i ndodhi edhe disa ditë më parë, ku ai u shoqërua në komisariat.

Pas lirimit të tij, ai ka qenë i ftuar në programe të ndryshme televizive. Së fundmi Stresi ka dhënë një intervistë për emisionin NIN. Kjo intervistë konsistonte në një lojë me dënime mes reperit dhe moderatorit.

Që të dy i bënin pyetje njëri-tjetrit dhe në momentin që dikush nuk pranonte të përgjigjej, dënohej duke ngrënë kombinime të shpifura ushqimesh.

Gjatë kësaj interviste moderatori i kërkon Stresit: “Thuaj emrin e një kolegeje me të cilën ke pasur lidhje ose ke bërë flirt.”

“Po e them, është një kolege, Fifi”, thotë reperi i cili më pas ka filluar të qeshë. “Moti ka qenë kjo?”, pyet moderatori, ndërkohë që Stresi pohon, ndërsa moderatori e përshëndet Fifin nga ekrani.

© Panoramaplus.al