21 Qershor, 2021

“Stop talljes së formave trupore!”- Me një foto pa filtra, Loredana Zefi tregon si duket trupi i saj pasi është bërë nënë dhe jep një mesazh për të gjithë


Tre vjet më parë, Loredana Zefi mori titullin “nënë”, duke sjellë në jetë një vajzë.

loredana zefi (2)

Hana, është fryti i dashurisë së reperes dhe Mozzik, të cilët u bënë prindër në një moshë relativisht të re, kur ishin vetëm 23 vjeç.

loredana zefi, mozzik (5)

Së fundi, Loredana ka publikuar në Instastory-n e saj një foto të vetes, ku shfaqet e veshur me bikini.

loredana zefi (3)

Në foton e paedituar, këngëtarja tregon se sa e rëndësishme është që çdo femër ta dojë trupin e saj pavarësisht formës që ai ka.

Kjo jam unë dhe trupi im. Ndoshta gjoksi më i vogël në Gjermani: pasi linda Hanën gjithçka ishte zhdukur! Por unë jam ajo që jam dhe erdha nga Zoti dhe jam kaq e bekuar!

Edhe pse i kam kushtet monetare për një brustop (ndërhyrje kirurgjikale), unë jam aq e lumtur sa mund të them që gjoksi është zhdukur plotësisht, sepse unë kam Hanën! Stop talljes së formave trupore!”, shkroi ajo krahas fotos.

loredana zefi, mozzik (4)

Me rastin e “Ditës së Baballarëve”, Loredana ndau edhe një foto familjare me Mozzik dhe vajzën e tyre Hanën.

loredana zefi (4)

Gëzuar Ditën e Baballarëve! Faleminderit që je babai më i mirë për Hanën!”, shkroi ajo krahas imazhit të bukur.

loredana zefi, mozzik (7)

Gjatë një interviste të dhënë më parë, Zefi tregoi se dëshiron të ketë jë familje të madhe, me pesë fëmijë, në të ardhmen.

loredana zefi (6) loredana zefi, mozzik (1) loredana zefi (9) loredana zefi (4) loredana zefi (5) loredana zefi (3) loredana zefi mozzik (9)

© Panoramaplus.al