6 Qershor, 2020

“Stop çdo lloj forme dhune”- Mario Baloteli poston foton e Donja Memës dhe solidarizohet me protestën për përdhunimin e 15-vjeçares në Tiranë


Manifestimi i djeshëm në sheshin “Nënë Tereza” kundër përdhunimit të një nxënëseje 15-vjeçare nga roja i shkollës dhe 3 adoleshentë të tjerë në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e sulmuesit të Breshias Mario Baloteli.
auto_protesta-1-587x3191549836496
“Super Mario” është solidarizuar me viktimat e përdhunimit si dhe me demonstruesit që ngritën zërin kundër ngjarjes dhe fenomenit të dhunimit seksual të femrave në Shqipëri.

Ai publikoi një foto të moderatores Dojna Mema, e cila mbante në dorë një pankartë ku shkruhej: “Pse meshkujt kanë frikë burgun? Për të njëjtën arsyen pse femrat kanë të ecin në rrugë çdo ditë.”

“Ndal çdo lloj forme të dhunës!”- shkroi Baloteli në “Instagram”.

baloteli

 

© Panoramaplus.al