Një ditë më parë u gjet e pa jetë në banesën e saj, stilistja e famshme Kate Spade.
TMZ shkruan se 55-vjeçarja ka kryer vetëvrasje, pasi është varur nëpërmjet një shalli ngjyrë të kuqe.

Ndërsa ditën e sotme TMZ ka publikuar një letër që është gjetur në kokën e krevatit të stilistes. Letra i drejtohet vajzës së saj 13-vjeçare, Frances Beatrix.
“Bea. Të kam dashur gjithmonë. Nuk është faji yt. Pyet babin!”, kështu shkruhej në letrën e shkurtër të 55-vjeçares për të bijën.
Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se ajo vuante prej kohësh nga problem psikologjike dhe këtë gjë ishte munduar ta zgjidhte nëpërmjet alkoolit.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
