Ai është një nga stilistët më të njohur, ku me veshjet e tij vishen një pjesë e madhe e femrave të showbizit shqiptar.

I ftuar në emisionin radiofonik “You & me”, Valdrin Sahiti ka treguar se vajzat nga Kosova dhe Shqipëria dallojnë shumë në stilin e të veshurit.

Valdrini është shprehur se vajzat kosovare kanë më shumë stil dhe guxim, ndërsa shqiptaret shohin kualitetin dhe komoditetin, shkruan “xing.al”.

Ndërsa i pyetur se cila është femra më seksi e showbizit shqiptar, ai zgjodhi Nora Istrefin.

“Mendoj se Nora Istrefi është një nga femrat më seksi shqiptare, është bombë”, u shpreh Valdrini.


PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al

