13 Maj, 2018

Sterkaj këshillon Xhafajn: Mos e vrit mendjen!


Këto ditë, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka qenë në qendër të akuzave nga opozita për shkak se vëllai i tij është dënuar në Itali me një vendim të formës së prerë, për trafik droge.

Megjithëse Partia Socialiste ka dalë e gjitha si në kor, në mbrojtje të tij, mesa duket, pak tension e ka ministri. Por deputeti Sterkaj, i cili e ka takuar Xhafajn në oborrin e Parlamentit, i ka sugjeruar atij që të mos e çajë kokën sepse opozita atë punë ka.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al