Fatma Methasani u dha mundësinë ndjekësve në Instagram që t’i drejtonin çdo lloj pyetjeje Alfio Rrotanit, partnerit të saj.

Kurioziteti më i madh ishte të dinin se çfarë nuk pëlqen shefi i kuzhinës tek moderatorja dhe Alfio u përgjigj direkt pa u menduar fare: “Që më bërtet për budalliqe”.

Përsa i përket dashurisë, Methasani tha se ajo e shpreh më shumë me vepra, ndërsa Alfio me fjalë, por ai nuk ra dakord me këtë dhe tha se është e kundërta.
Ndonëse nuk dhanë përgjigje të drejtpërdrejtë, të dy e pranuan që bëhen xhelozë për njëri-tjetrin.

Disa fansa ishin kuriozë të dinin nëse nishanet e Fatmës e bezdisin ose i ngjallin atij neveri. Mirëpo, ai tregoi se nishanet ishin ato që e bënin të veçantë Fatmën dhe se ishte ai që e kishte ndaluar të shkonte t’i hiqte ato.

Dyshja janë prindër të një djali, i cili quhet Noah. Duke qenë se është ende i vogël, Alfio pranoi se kohën më të madhe me Fatmën e kalon i biri dhe se tashmë ai “ia ka marrë” të gjithën.

Çifti zbuluan edhe dëshirën që të bëhen prindër të dy fëmijëve në të ardhmen.
© Panoramaplus.al
