1 Janar, 2024

“S’të kam dashur në finale”- Valbona ia thotë në sy Fifit. Hatërmbetjet pas spektaklit: Kam ardhur që mos më gjykosh si këngëtare, por…


Dinamikat e spektaklit “Dancing With The Stars” janë zhvendosur të dielën në studion e Fan Club, ndërsa Fifi dhe Valbona Selimllari duket se kishin lënë mjaft hatërmbetje për të sqaruar.

Selimllari e cila ishte pjesë e jurisë së këtij sezoni, ia tha në sy këngëtares se nuk ishte në listën e saj të finalistëve.

Ndërsa nga ana tjetër, edhe Fifi ka shprehur hatërmbetjet ndaj gjykimit të jurisë.

Fifi: Bravo shumë mirë ke qenë sot, 8.

Valbona: Pra, jam unë ajo që të kam vënë më pak se të tre juritë?

Unë i kam parë lëvizjet nga gishti i këmbës deri të fija e flokut të jesh e sigurtë për këtë gjë. Nuk  të kam dashur në finale, sigurisht që s’të kam dashur në finale. Në finale time ka qenë Arnita, Sardi dhe Enxhi.

Fifi: Faleminderitu këtu mbaron muhabeti, s’kemi çfarë të diskutojmë më. Më trego dashamirësinë që ke patur ndaj meje.

Valbona: Kur futesh në një konkurrim nuk ka justifikime. Justifikimet nuk duhet të përdoren për aq kohë sa t’i merr përsipër të futesh në një sfidë

Fifi: Të mbaroj së foluri se i di të gjitha gjërat që duhen, se artiste jam në fund të ditës. Çfarë artiste jam e di

Valbona: Është e tepërt të thuash që je e shkëlqyer ta marrësh si kompliment më shumë?

Fifi: Bravo je e shkëlqyer ulu, 6

Valbona: Njeriu pranon çdo vlerësim që i bëhet, për mua është një kënaqësi. Ti je artiste e shkëlqyer po nuk erdhe për të kënduar në ‘DËTS’.

Fifi: Kam ardhur që mos më gjykosh si këngëtare, por për atë që kam bërë. Nëse dikujt nuk i është parë një hap gabim apo një emocion që nuk e ka patur, mua më janë parë të gjitha këto gjëra edhe jam gjykuar

© Panoramaplus.al