Chaney Jones e dashura e re e reperit Kanye West, është e njohur për ngjashmërinë e madhe që ka me Kim Kardashian, por në disa foto të fundit fansat e kanë cilësuar i “kloni” i ylli të reality-showt.

Influenerja dukej si binjakja e Kim Kardashian pasi përveç ngjashmërisë fizike që ka me të, ajo kishte zgjedhur edhe një veshje identike me atë të 41-vjeçares.
Ajo ishte e veshur me bikini të vogla në ngjyrë të zezë të kombinuara me një palë syze dielli me nuancë neoni.

Chney dukej me flokë të lagura ndërsa doli nga uji, ndërsa vëmendjen e morën të pasmet e saj të cilat dukeshin qartë falë kostumit të banjës me tanga.
Chaney i la shumë pak vend imagjinatës me veshjen e saj ndërsa po shijonte rrezet e diellit e veshur me kostumin e saj të hapur të banjës.

Përveç trupit të saj me forma marramendëse, kostumi tregonte shumë tatuazhe të sajat, duke përfshirë një trëndafil të ngjyrosur në të pasme.

Chaney, një modele dhe influencer në Instagram, thuhet se është e dashura e re e Kanye West pasi së fundmi ai i dha lidhjes me aktoren e Uncut Gems, Julia Fox.
Kjo nuk është hera e parë që Chaney “kopjon” stilin e Kim Kardashian. Muza e re e reperit 44-vjeçar Chaney dukej jashtëzakonisht e ngjashme me ish-gruan, teksa u fotografua duke u larguar nga festa e albumit të tij të martën.
E veshur me një jumpsuit lëkure të bardhë dhe nuanca të mëdha me tufa të gjata të errëta, ajo dukej identike me Kim.
© Panoramaplus.al
