Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për ndeshjen e kombëtares shqiptare, përballë Polonisë dhe Kosovës kundër Sllovakisë. 
Në InstaStory-n e saj, artistja ka ndarë një fotografi ku shfaqen të dyja ekipet kombëtare, të shoqëruar me sloganet “Forca Kosova” dhe “Forca Shqipëria”.

Në mesazhin e saj, Rita Ora uroi suksese për futbollistët, teksa shkruan: “Paçi fat. Shpresoj të bëni histori dhe të arrini kualifikimin në Kupën e Botës”.
Kujtojmë që sot Shqipëria luan kundër Polonisë dhe Kosova kundër Sllovakisë, teksa të dyja synojnë kulifikimin për Kupën e Botës.
© Panoramaplus.al
