7 Shkurt, 2025

“Sot në jetën tonë erdhi një mrekulli”- Bëhen prindër për herë të parë, Anna Lika dhe Bjordi Mezini zbulojnë emrin e vogëlushes së porsalindur


Aktorja Anna Lika e cila prej kohësh është në një romancë me regjisorin Bjordi Mezini, ka dhënë lajmin e bukur se vogëlushja e tyre ka ardhur në jetë.

Me anë të një postimi në Instagram, aktorja ka shfaqur dorën e vajzës, të kapur nga dora e saj dhe e partnerit.

Krahas fotos Anna është dukur mjaft e emocionuar dhe e lumtur teksa ka zbuluar emrin e vajzës “Marvel” e cila në shqip do të thotë “mrekulli”.

“07.02.25 ! Sot në jetën tonë erdhi një mrekulli, dhe prandaj ne vendosëm te te quajmë ashtu, mrekulli. Mire se erdhe në jetë Marvel Mezini! Mami dhe babi mezi po të prisnin, ” shkruan aktorja.

Të shumta ishin komentet të cilat uronin çiftin për Marvel e cila duket se u ka sjellë një gëzim të papërshkrueshëm prindërve të saj.

Ishte mezi i shtatorit kur dyshja dha lajmin e bukur se ishin në pritje të ëmbël teksa zbuluan edhe gjininë e foshnjës në një fest “baby gender” ku të ftuar ishin miqtë dhe familjarët e tyre.

Kujtojmë që në fillimet e tyre çifti Anna Bjordi mohuan thashethemet se ishin në një romancë, edhe pse gjatë gjithë kohës shiheshin nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Në maj të 2024, vetë aktorja vendosi ta bëjë publike lidhjen e tyre duke postuar një foto në rrjetin social Instagram teksa qëndronte përkrah regjisorit të filmave.

anna lika bjordi mezini (2)

Prej më shumë se një viti, Bjordi dhe Anna Lika janë ndër çiftet e “showbizz”-it tonë. Megjithatë, të dy kanë zgjedhur që këtë histori dashurie ta jetojnë larg vëmendjes mediatike pasi nuk postojnë detaje nga marrëdhënia e tyre. Aktorja humbi nënën e saj disa kohe më parë dhe Bjordi Mezini i ftuar në emisionin “Pardon My French” në “Top Albania Radio” teksa foli për serialin, sigurisht që nuk mund të ndalej pa thënë disa fjalë për Ana Likën. Lidhur me ndarjen nga jeta të nënës së saj, Bjordi u ndal duke thënë: “Dua të them që Ana është një vajzë shumë e fortë. Ajo po kalon një periudhë jo të thjeshtë por na ka befasuar të gjithëve me forcën e saj”.

anna lika

Për të ndryshuar disi atmosferën e bisedës, Bjordi u pyet nëse e ka mbajtur gjithnjë me hatër Anën në skenat e xhirimeve. Ai e mohoi këtë gjë duke u shprehur në këtë mënyrë: “Unë nuk e mbaj Anën me hatër, por e mbaj me këmbë në tokë se të gjithë e përkëdhelin dhe i bëjnë komplimente”. Premiera e filmit “2 Gisht mjaltë”, bëri që ajo t’i rikthehet aktiviteteve në vend. Në intervistat e saj, në kohën kur nisën zërat për një lidhje mes tyre, aktorja ka folur edhe për Bjordin, por duke i kufizuar deklaratat vetëm tek raportet e punës. Teksa foli për rolin e saj në serial, aktorja rrëfeu se një situatë e cila kishte bërë që të tërhiqej nga seriali.

anna lika3

Ajo tha se në fillim për të ishin parashikuar shumë skena të nxehta që ajo nuk mund t’i luante duke u tërhequr nga seriali. Por, shtoi se me këmbënguljen e Ermalit u rikthye dhe këto skena u reduktuan.

anna lika bjordi mezini1

“Shkova lexova dy puntatat e para, m’u duk vetja ime por me një ndryshim vogël që nuk po kërkoj një burrë me lekë. Lexoj dy seritë e para, lexoj të tretën dhe te kjo çfarë nuk bëja, nuk kishte lënë aktor, kameraman pa më përplasur në vende të ndryshme. Dhe mua më erdhi si bombë, se nuk isha përgatitur për këtë. Them që jo nuk e bëj, nëse skenari nuk ndryshohet, thashë nuk vij, Bjordi më tha ‘ok’ mos hajde. Dhe ika. Me këmbënguljen e Ermalit, ishin munduar të merrnin me të mira të shtëpisë sime, këto skena i reduktuan, në një gjë që m’u duk shumë normale dhe u riktheva më e fortë se kurrë”,-tha Anna.

© Panoramaplus.al