16 Shkurt, 2026

“Sot i rashë gongut” – Nëna e Beatrix Ramosaj shënon fitore në betejën me sëmundjen e rëndë: Ky nuk është vetëm fundi i një trajtimi, është dëshmi e forcës, besimit dhe durimit


Antigona Ramosaj, nëna e këngëtares Beatrix Ramosaj, ka ndarë me ndjekësit një moment emocionues dhe frymëzues nga përballja me sëmundjen e rëndë të kancerit, duke njoftuar përfundimin e një etape të rëndësishme të trajtimit.

 

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan:“Sot i rashë gongut me një zemër që rreh plot mirënjohje. Kjo nuk është vetëm fundi i një trajtimi, është dëshmi e forcës, besimit dhe durimit.”

Antigona falënderon Zotin për forcën e dhënë në momentet më të vështira, mjekët dhe infermierët që e mbajtën gjatë trajtimit, si dhe familjen dhe të gjithë ata që e mbështetën me lutje dhe dashuri.

“Faleminderit Zotit që më mbajti në këmbë, që më dha frymë kur u ndjeva pa fuqi, dritë kur u ndjeva në errësirë dhe njerëz të mirë rreth meje kur kisha më shumë nevojë.Me zemër mirënjohëse falënderoj çdo mjek, çdo infermiere, familjen time dhe të gjithë ju që më mbajtët me lutje dhe dashuri. Rrugëtimi im nuk ka mbaruar ende, më presin kontrolle dhe hapa të tjerë, por sot po shënoj një fitore të madhe në këtë betejë dhe po festoj jetën.”

Ajo thekson se rrugëtimi i saj nuk ka përfunduar ende, pasi e presin kontrolle dhe hapa të tjerë, por sot është një ditë për të festuar një fitore të madhe dhe jetën që vazhdon.

“Rrugëtimi im vazhdon ende, më presin kontrolle dhe hapa të tjerë, por sot ndalem një moment për të ndarë këtë fitore të madhe me ju në këtë betejë dhe për të festuar jetën që vazhdon.”

© Panoramaplus.al